Vazhdon pesimizmi i Mimozës
06/05/2009
Duke biseduar me Adin dhe Anjezën se kush mund të dalë të shtunën, Moza është shfaqur shumë pesimiste duke u shprehur se ajo është personi më i rrezikuar për t’u larguar këtë javë.
Sipas saj, Qetsori rrezikon shumë pak, ndërsa Adela është çift dhe prandaj ka shumë pak mundësi për ta nxjerrë. Adi është munduar ta ngushëllojë duke i thënë se t’i gjithë i kanë shanset e barabarta për të dalë, dhe se të gjithë rrezikojnë njësoj këtë të shtunë.
Adi ka shprehur keqardhje për faktin se e ka kandiduar Mimozën, në një kohë qe i kishte thënë se nuk do ta bënte një gjë të tillë. Ndërsa Anjeza ka pohuar se në këtë lojë secili lufton për vete, ndërsa rrethi sa vjen e ngushtohet duke mos lënë hapësirë për premtime.


