Please enter at least 3 characters.

Vazhdon mbledhja e dy qeverive, delegacionet diskutojnë marrëveshjet

2016/06/13349200_987682891350989_377696644_n-1.jpg

Po vazhdon edhe më tej mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë, ku tani janë duke u diskutuar marrëveshjet, të cilat pritet të nënshkruhen sot mes delegacioneve.

Pas fjalimeve të kryeministrit së Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Kosovës, Isa Mustafa, ministrat e dy vendeve po vazhdojnë me diskutimet për marrëveshjet e parapara për mbledhjen e sotme.

Pas mbledhjes, dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.