Please enter at least 3 characters.

Vazhdon mbështetja e BE-së në fushën e bujqësisë

2019/09/zyra-e-bes-foto-nga-jasir-zeqiri-1-1801_8258.jpg

Zyra e BE-së dhe përfaqësuesi special i BE-së, në bashkëpunim me Forumin për Iniciativa Qytetare (FIQ), sot organizojnë ceremoninë e ndarjes së nëngranteve për 20 “start-up” në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë së komunikimit të informacionit.

Ndarja e nëngranteve është pjesë e projektit "Përshpejtimi i vetë-punësimit dhe ndërmarrësisë në Kosovë", i mbështetur nga BE-ja dhe i zbatuar nga FIQ-i, i cili gjithashtu përfshin trajnime për më shumë se 100 të rinj në ndërtimin e kapaciteteve në temat kryesore në lidhje me vetë-punësimin dhe aftësitë ndërmarrëse.