Please enter at least 3 characters.

Vazhdon forma e hatashme e Herolind Shalës, shënon përsëri

2019/04/58382701_855026311501636_5104934506675044352_n-e1555964604518.jpg

Herolind Shala po vazhdon të tregojë formë të mirë te skuadra e tij Valerenga.

Ai i dha një pikë Valerengas që luajti sot si mysafir i Brann në ndeshjen që u mbyll 1-1.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës shënoi në minutën e 38-të.

Shala luajti deri në minutën e 85-të duke treguar formë të lartë.

Ky ishte goli i tij i dytë në Superligën e Norvegjisë pas pesë ndeshjesh.

Ai edhe te Kosova është lojtar i pazëvendësueshëm dhe pritet të jetë në ndeshjet që zhvillohen në maj. /Telegrafi/