Please enter at least 3 characters.

Vazhdon dorëzimi i listave të kandidatëve për deputet në Maqedoni

2016/06/KSHZ-2.jpg

Kur kanë ngelur edhe disa orë deri në kalimin e afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve në KSHZ, deri në ora 20, një gjë të këtillë e kanë bërë edhe dy parti tjera politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Partia Liberale dhe partia E Majta, janë dy grupimet tjera politike që i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Këto parti do të garojnë të vetme në këto zgjedhje. Më herët, listat janë dorëzuar nga PPD-ja dhe Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi./Telegrafi/