Please enter at least 3 characters.

Vazhdojnë bisedimet bërthamore me Iranin

2016/01/vazhdojn-euml-bisedimet-b-euml-rthamore-me-iranin_hd.jpg

Bisedimet në Vjenë kanë bërë përparim të vërtetë, por "çështje të rëndësishme" mbeten të pazgjidhura tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Irani përballet me disa vendime të vështira.

"Ata kanë bërë përparim të vërtetë...por vazhdon të ketë disa pika të bllokimit që mbeten të pazgjidhura", u tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest gazetarëve më 13 korrik në Uashington.

Earnest, tha se nëse bisedimet nuk përfundojnë deri në fund të ditës së hënë (korrik 13), atëherë palët do të bien dakord për një zgjatje të shkurtër të afatin të marrëveshjes së përkohshme.

Ai tha se ekipi negociues i SHBA-ve do të qëndrojë në Vjenë përderisa bisedimet vazhdojnë të mbesin të “dobishme”, transmeton Rel.

Diplomatët nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania kanë qenë të angazhuar në bisedimet në Vjenë, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare bërthamore që sjell lehtësim të sanksioneve për Iranin në këmbim të frenimit mbi programin bërthamor të Teheranit.