Van Persie përplaset me Moyes
Holandezi i ka thënë miqve se ai është mërzitur nga fakti që Moyes po e detyron atë të vrapojë më shumë pa top dhe se stafi i tij nuk bën stërvitje atraktive sikurse stafi i Fergusonit.
Merret vesh se Van Persie beson se ai po stër-ushtrohet, që po ia bën atë më të lehtë lëndimin. Lojtari e ka shprehur frustrimin e madh pse Rene Meulensteen, tekniku holandez, nuk kishte vazhduar të jetë pjesë e klubit edhe si pjesë e stafit të Moyes.
Burimet pranë klubit thonë se Van Persie dhe Moyes kanë shkëmbyer fjalë të nxehta me njëri-tjetrin para ndeshjes ndaj Cityt, pas të cilit u lajmërua për lëndim në ije të holandezit, i cili edhe mungoi në disfatën prej 4-1.
Për lëndimin në ije, Van Persie ka fajësuar Moyesin për lëndimin në fjalë, teksa Moyes u shpreh se lëndimi nuk është i rëndë dhe se ai nuk duhet të bënte fjalë.
Rooney nga ana tjetër ka filluar të luajë rregullisht, kjo pasi edhe publikisht ka lëvduar metodat e stërvitjes së David Moyes. /Telegrafi/


