Van Gaal: Për mua, Mata gjithmonë luan mirë
Mata shënoi dy gola të bukur ndaj Liverpoolit që fundosën klubin nga Anfield para tifozëve të vet dhe është strategu holandez ai që ka hedhur poshtë madhështinë duke thënë se spanjolli gjithmonë luan mirë për të, transmeton Telegrafi.
“Juan Mata ishte shumë i mirë. Ai gjithmonë luan mirë për mendimin tim. Por, ndonjëherë ka nevojë balanc në ekip dhe duhet të zgjedhësh lojtarë të tjerë. Tash ai ka luajtur shumë mirë në pozicionin e tij”.
“Ne kemi luajtur mirë në pjesën e parë. Ndoshta njëjtë sikurse ndaj Tottenhamit, por në pjesën e dytë nuk luajtëm mirë. Si gjithmonë kur luani kundër 10 lojtarëve harroni të bëni presion. Ne kemi humbur topin pa nevojë dhe sollëm në lojë Liverpoolin. Shumica e lojtarëve mendonin se tjetri do ta ndihmonte për topin”.
“Ne mbajtëm topin dhe krijuam shumë mundësi, jo raste të mëdha, por shumë mundësi shënimi. Kam thënë se kush do që e mposht presionin do të fitojë. Ishte rezultat fantastik për tifozët tanë. Ne tash kemi një hapësirë prej pesë, gjashtë dhe shtatë pikësh që është me rëndësi”, ka thënë holandezi.


