Van Gaal lojtarëve: Injoroni fansat
05/11/2015
Tifozët u frustruan gjatë ndeshjes me lojën e dobët të aplikuar nga United dhe Van Gaal duke thirrur: “Sulmoni, sulmoni,sulmoni”.
Në shtëpi ata kishin dështuar të shënonin në 404 minuta, derisa erdhi edhe goli i Wayne Rooneyt.
“Vetëm vazhdoni të bëni këtë që jeni duke e bërë në pjesën e parë. Bëhuni të durueshëm, injoroni fansat dhe luani lojën tonë”, u kishte thënë Van Gaal lojtarëve sipas Lingard.
United arriti të fitojë 1-0 kundër CSKA Moskës dhe tani janë lider në grupin B me një pikë më shumë se PSV dhe Wolfsburgu. /Telegrafi/


