Please enter at least 3 characters.

Van Aanholt i lumtur për interesim e Juventusit

2018/08/Patrick-van-Aanholt-e1533624332302.jpg
225:"READING, ENGLAND - JULY 28: Patrick van Aanholt of Crystal Palace during the Pre-Season Friendly between Reading and Crystal Palace at Madejski Stadium on July 28, 2018 in Reading, England. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Crystal Palace, Patrick van Aanholt, thotë se ndihet mirë kur emri i tij lidhet me skuadra të mëdha.

Në javët e fundit ishte raportuar se ai po shikohet nga Juventusi si zëvendësues i Alex Sandros, por holandezi ka konfirmuar se deri më tani nuk ka pasur interesim konkret nga Zonja e Vjetër.

"Është gjithmonë mirë kur lidhesh me klube të mëdha si Juventusi", ka thënë Van Aanholt për Sky Sports.

(Foto: Getty Images)

"Është një shenjë që jam në rrugë të mirë. Po ndihem mirë dhe dua të vazhdoj kështu, por lojtar i Palace dhe jam duke shikuar para për sezonin e ri".

"Jam i lumtur. Kemi një skuadër të mirë, familja ime jeton në Londër, fëmijët e mi shkojnë në shkollë këtu".

"Është vetëm një thashetheme dhe deri sa njerëzit nuk vijnë, atëherë nuk merakosem për atë", ka shtuar ai.

27-vjeçari e ka filluar karrierën te Chelsea, ndërsa për Crystal Palace ka shënuar shtatë gola në 43 paraqitje që kur iu bashkua atyre nga Sunderlandi në janarin e 2017. /Telegrafi/