Please enter at least 3 characters.

Valverde i del në përkrahje Lopeteguit, ndërsa shprehet i lumtur për fitoren në El Clasico

2018/10/Ernesto-Valverde-Julen-Lopetegui.jpg
951:"FILE PHOTO (EDITORS NOTE: COMPOSITE OF IMAGES - Image numbers 904100134,1038040072 - GRADIENT ADDED) In this composite image a comparison has been made between Head coach Ernesto Valverde of FC Barcelona (L) and Julen Lopetegui, head coach of Real Madrid. Barcelona and Real Madrid meet in the first El Clásico of the season on October 28, 2018 in Barcelona,Spain. ***LEFT IMAGE*** BARCELONA, SPAIN - JANUARY 11: Head coach Ernesto Valverde of FC Barcelona looks on during the Copa del Rey round of 16 second leg match between FC Barcelona and Celta de Vigo at Camp Nou on January 11, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images) ***RIGHT IMAGE*** MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 22: Julen Lopetegui, head coach of Real Madrid looks out from the bench before the start of the La Liga match between Real Madrid CF and RCD Espanyol at Estadio Santiago Bernabeu on September 22, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images,)
12:"Getty Images

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, shprehet i lumtur për fitoren 5-1 ndaj Real Madridit, por përkundër kësaj ai i kërkon skuadrës të qëndrojnë më këmbë në tokë.

Pas kësaj humbje trajneri i Los Balncos, Julen Lopetegui, mund të shkarkohet, por Valverde shpreson që kjo mos të ndodh.

"Ishin 15 minuta të vështirë", ka thënë Valverde në konferencën për media duke iu referuar dominimit të Realit në fillim të pjesës së dytë.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

"Kemi luajtur një ndeshje të mirë dhe pjesa e parë ishte e jona. Ata ndryshuan në pjesën e dytë dhe luajtën më shumë anash, ne u rikthyem dhe përfituam nga rreziku situatat e rrezikshme që ata u futën".

"Të fitosh El Clasicon në këtë mënyrë është emocionuese, por ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë".

"Tani duhet të mendojmë për Cultural Leonesa dhe Rayo Vallecanon".

Në sondazhin e Telegrafi Sport nga më shumë se katër mijë vota për një orë, 69 për qind e lexuesve ishin pro shkarkimit

Nuk mungoi edhe komenti i tij për kolegun në anën e kundër, i cili është në prag të shkarkimit nga detyra e trajnerit.

"E di si është të jesh në atë pozitë dhe është e vështirë. Kur gjërat shkojnë keq ndikojnë te trajneri, ky është futbolli".

"Ajo që mund t'i ndodh atij mund të më ndodh edhe mua brenda tri javëve. I dëshiroj Julenit më të mirën, për mua, gjithë shkarkimet janë të padrejta", ka shtuar Valverde. /Telegrafi/