Please enter at least 3 characters.

Valencia hetohet për kurdisje të ndeshjeve në La Liga

2019/05/GettyImages-1151668685.jpg
248:"SEVILLE, SPAIN - MAY 25: Valencia CF players celebrate with the trophy at the end of the Spanish Copa del Rey match between Barcelona and Valencia at Estadio Benito Villamarin on May 25, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Valencia është duke u dyshuar se ka kurdisur ndeshje në sezonin 2018/19, ndërsa Federata e Futbollit të Spanjës së bashku me policinë kanë filluar hetimet.

Futbolli spanjoll është tronditur nga kjo ngjarje, pasi nuk priteshin që në këtë skandal të përfshiheshin edhe skuadra nga La Liga.

Hetusi spanjoll, Nacho Abad, ka thënë në televizionet spanjolle se ata janë duke u hetuar disa skuadra të mëdha në ligën e Spanjës, në mesin e tyre edhe Valencia.

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Në ditën e fundit të sezonit në La Liga më 18 maj, në ndeshjet për kualifikime në Ligën e Kampionëve, janë përfshirë disa skuadra për kurdisje të ndeshjeve”, ka thënë ai.

“Ndeshja e parë që ishte trukuar ishte ajo që Valencia e fitoi 2-0 në udhëtim te Real Valladolidi. Kjo është ndeshja vendimtare që na shtyu që t’i fillojmë arrestimet”.

“Ne jemi duke folur për lojtarë dhe ish-lojtarë që janë përfshirë në kurdisje të ndeshjeve, duke fituar para nga vënia në bastore e rezultatit të saktë”, ka shtuar më tej Abad. /Telegrafi/