Please enter at least 3 characters.

Ushtarët rusë do të bëhen “të pamposhtur”: Njihuni me çantën me të cilën ata do të pajisen deri në vitin 2020 (Video)

2017/02/ratnik-3-e1486464720638.jpg

Sipas kreut të ushtrisë ruse, deri në vitin 2020, çdo ushtar do të marrë një çantë luftarake, të quajtur “Ratnik-3”, e cila pritet të përbëhet nga 40 komponentë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një çantë, e cila, ndër tjerash, përfshin edhe armë, pajisje optike, pajisje navigacioni, si dhe sistemet për mbrojtjen e jetës dhe paketën e energjisë.

“Ratnik-3” është menduar kryesisht për këmbësorinë, snajperët, shoferët e automjeteve të blinduara dhe ata të mbrojtjes ajrore.

Thuhet se kjo çantë do të duhej të lehtësonte punën e ushtarit në fushën e betejës, për shkak se ajo është dy herë më e lehtë se versioni i mëparshëm - peshon vetëm 20 kilogramë.

Çanta gjithashtu përfshin komponentë biomechanical si një exoskeleton, mikroklimë dhe një sistem për monitorimin e shëndetit të ushtarëve.

Të gjithë ushtarët, me anë të kësaj çante, informacionin e marrin në maskën e tyre. Ato do ta ndihmojnë ushtarin që të jetë në kontakt me komandën e njësive.

Nëse plagoset, siç është raportuar nga mediat ruse, është e mjaftueshme që ai të shtypë një buton dhe komanda do të jetë e njoftuar për gjendjen e tij. E nëse ai e humb vetëdijen, këtë rol e luan një byzylyk i veçantë.

“Ratnik-3” ka senzorë të veçantë të cilët mund të tregojnë rrezikun nga armiku, gjegjësisht afrimin e armikut. /Telegrafi/