Please enter at least 3 characters.

Urime, nga sot do t’ia filloni punës! (Foto)

2016/01/urime-nga-sot-do-t-rsquo-ia-filloni-pun-euml-s-foto_hd.jpg

Kujtojmë se pas arritjes së koalicionit mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet që - sipas premtimeve të tyre - të punësohen 320 mijë veta. PDK në zgjedhjet e qershorit kishte premtuar 200 mijë vende pune, ndërsa LDK-ja 120 mijë vende pune, transmeton Telegrafi.

Këto dy parti tash do ta përbëjnë Qeverinë e ardhshme të Kosovës. Ndërsa, premtimi për punësime ka filluar të “realizohet”, së paku në rrjetet sociale. Kështu në këto rrjete po përhapet një fotomontazh që gjoja ju drejtohet qytetarëve e ku thuhet: “I/E nderuar, urime. Nga dita e sotit ju duhet t’ia filloni punës. Shpresoj të jeni të kënaqur me rrogën prej 800 eurove”. /Telegrafi/