Urdhërohet konfiskimi i fotografive të festës së Berlusconit
Berlusconi i kishte kërkuar një zyrtari për mbrojtjen e jetës private të bllokonte botimin e fotografive pasi ato dhunonin të drejtën private të të ftuarve.
Fotografitë e bëra nga një fotoreporter nga Sardenja ishin bërë tek një mbrëmje për Vitin e Ri të organizuar nga Berlusconi. Media italiane njoftoi se në festë merrnin pjesë shumë vajza të reja.
Në fillim të javës Berlusconi e mohoi se kishte pasur një marrëdhënie të papërshtatshme me një vajzë minorene.
Udhëheqësi italian është vënë në qendër të kritikave për marrëdhënien me modelen 18 vjeçare Noemi Leticia që kur mori pjesë në ditëlindjen e saj në Napoli muajin e kaluar.
Gruaja e Berlusconit ka kërkuar divorcin duke përmendur si arsye prirjen e tij për t’u afruar me gra të bukura. /VoA/


