“Up In The Air” filmi më i mirë i vitit?
29/12/2009
Projekti i regjisorit Jason Reitman, ku po ashtu luajnë edhe Anna Kendrick dhe Vera Farmiga, ka mposhtur filmat “Drag Me To Hell” dhe “The Hurt Locker”, për të marrë kreun e filmave të ueb faqes, MovieHole.net, në këtë fund viti.
I krijuar nga producenti dhe autori Clint Morris, i cili edhe redakton faqen, sondazhi ka përfshirë në top pesësh edhe filmat “Adventureland” dhe “(500) Days of Summer”.
“District 9”, “Watchmen”, “Star Trek”, “The Boat That Rocked” dhe “Fan Boys” po ashtu kanë përfunduar në top 10./Telegrafi/


