Please enter at least 3 characters.

Unitedi rivalizon Cityn për Nevesin

2018/08/Ruben-Neves-1-1.jpg

Mesfushori i Wolverhamptonit, Ruben Neves ka futur në 'luftë' dy skuadrat e qytetit të Mançesterit, Cityn dhe Unitedin.

Një lëvizje drejt Mançesterit është duke u diskutuar për mesfushorin e Ujqërve, Ruben Neves.

Neves ka qenë i lidhur me Manchester Cityn pasi ata humbën garën nga Chelsea për nënshkrimin e ish-mesfushorit të Napolit, Jorginho.

Sipas mediumit Goal, City tani kanë një rival të fortë në garë për shërbimet e talentit portugez.

Neves është ndër mesfushorët më të mirë në Angli momentalisht (Getty Images)

Së bashku me Cityn, Unitedi është gjithashtu duke parë përparimin e Nevesit në Ligën Premier  këtë sezon.

Ish-ylli i Portos zgjati kontratën e tij me Wolves këtë verë deri në vitin 2023.

Neves ndan të njëjtin agjent - Jorge Mendes - si menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho.

Çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 50-60 milionë euro. /Telegrafi/