Please enter at least 3 characters.

Unitedi mund ta mposhtë Bayernin, paralajmëron Guardiola

2016/01/unitedi-mund-ta-mposht-euml-bayernin-paralajm-euml-ron-guardiola_hd.jpg

Djajtë e Kuq dhe bavarezët të martën mbrëma në Old Trafford zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe shumëkush e konsideron favorit klubin gjerman.

“Manchester Unitedi është një nga skuadrat më të mira në Evropë. Nuk ka rëndësi situata në të cilën gjenden aktualisht”.

“Ata kanë lojtarë të mirë. Këto dy ndeshje mund të jenë paraqitjet e tyre më të mira të sezonit. Ata mund të na mposhtin”.

“Është një nga klubet më të rëndësishme në botë. Ka lojtarë të shkëlqyer, është nder të luash aty”, është shprehur spanjolli në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/