Please enter at least 3 characters.

United vendos ta largojë, Roma dhe Juventus në garë për Martialin

2018/03/Martial.jpg
124:" during the Premier League match between Burnley and Manchester United at Turf Moor on January 20, 2018 in Burnley, England.
12:"Alex Livesey

Anthony Martial duket se po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Manchester United.

Sulmuesi francez nuk ka qenë i preferuar nga Jose Mourinho për formacionin bazë.

Kjo ka bërë që lojtarit t’i ik durimi dhe të kërkojë largimin nga Old Traford.

Por duket se edhe Manchester United është i gatshëm ta largojë lojtarin nëse vije oferta e duhur.

E ardhmja e sulmuesit të talentuar francez pritet të jetë në kampionatin italian Serie A.

Dy gjigantët italian, Roma dhe Juventus kanë shprehur interesim për transferimin e lojtarit.

United mund të pranojë shitjen e tij vetëm nëse vije një ofertë mbi 50 milionë euro.

Gjithsesi edhe pse nuk ka luajtur shumë, Martial ka arritur të shënoj 11 gola me Unitedin duke dhuruar edhe 12 asistime.

22-vjeçari francez ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në qershor të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/