Please enter at least 3 characters.

United rivalizon Arsenalin për Benzeman

2016/01/united-rivalizon-arsenalin-p-euml-r-benzeman_hd.jpg

Trajneri Louis van Gaal, është në kërkim të një sulmuesi cilësor, pasi ai momentalisht ka në dispozicion vetëm treshen Rooney, Willson dhe Hernandez, transmeton Telegrafi.

Sipas 'Guardian', Djajtë e Kuq edhe më herët kanë qenë të interesuar për sulmuesin 27-vjeçar, por interesimi i tyre u zbeh paksa pasi klubi anglez ishte koncentruar të forcojë pozitat e tjera, por tani siç duket i ka ardhur koha edhe sulmit.

Gjithsesi, për Benzeman janë të interesuar edhe Arsenali të cilët thuhet se janë të gatshëm të shpenzojnë 70 milionë euro për t’a sjellë atë në Emirates. /Telegrafi/