Please enter at least 3 characters.

United pritet t'ia vazhdojë kontratën Perieras

2016/01/andreas-pereira-pogba-m-euml-k-euml-rkon-te-juventusi_hd.jpg

Manchester United ka vendosur t'i ofrojë një kontratë të re Andreas Pereiras.

Mesfushorit i ka mbetur vetëm edhe një vit marrëveshje me skuadrën angleze, e cila i mbaron gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Megjithatë, sipas “Daily Mail” thuhet se Ole Gunnar Solskjaer dëshiron ta mbajë brazilianin pasi që beson në kualitetet e lojtarit.

Pereira ende po lufton që të bëjë një vend në formacionin startues të ekipit, ku në shumicën e kohës ka luajtur pasi u inkuadrua nga banka rezervë.

I njëjti burimi raporton se mbrojtësi i ri qendror, Axel Tuanzebe gjithashtu është afër nënshkrimit të një kontrate të re. Tuanzebe ishte në huazim tek klubi i Aston Villas. /Telegrafi/