Please enter at least 3 characters.

United në alarm për Busquets

2016/04/busq.jpg

Man United është alarmuar, pasi që bisedimet ndërmjet Barcelonas dhe Sergio Busquets për kontratë të re kanë ngecur.

Lajmin e ka konfirmuar Fichajes.net, gazetë e cila shkruan se lojtari mund të largohet pas mosmarrëveshjeve me klubin.

Dhe zërat për këtë lajm sa vijnë e shtohen, duke u bërë e ditur se ''Djajtë e Kuq'' do të bëjnë ofertë për spanjollin në verë.

Spanjolli pati një paraqitje të mirë mbrëmë në fitoren kundër Atletiko Madridit me rezultat 2:1, në kuadër të takimit të parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/