Please enter at least 3 characters.

United kalon në gjysmëfinale të FA Kupës pas vazhdimeve

2020/06/GettyImages-1252922453.jpg
295:"NORWICH, ENGLAND - JUNE 27: Odion Ighalo of Manchester United celebrates with his team after scoring his teams first goal during the FA Cup Quarter Final match between Norwich City and Manchester United at Carrow Road on June 27, 2020 in Norwich, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United ka luajtur ndaj Norwich në kuadër të FA Kupës, ku ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1-1, ndërsa pas vazhdimeve fituan ‘Djajtë e Kuq’ me rezultat 2-1.

Ndeshja në pjesën e parë ishte me pak raste, ndërsa United kishte bërë disa ndryshime në formacionin bazë.

Rasti i parë i mirë në këtë pjesëlojë erdhi për Lukas Rupp të Norwich që nuk arriti të qëllojë në cak.

Pamje nga ndeshja (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

Në pjesën e dytë United gjeti shpejtë golin. Ishte Odion Ighalo që shënoi për 1-0 në minutën e 51-të.

Por Norwich nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit me Cantwell  në minutën e 55-të.

Në fund të kohës së rregullt United u mundua a gjejë golin, por që nuk arriti edhe pse kishte disa raste.

Në kohën shtesë Norwich u mbyll prapa, ndërsa United provonte të shënonte.

Krejt në fund të vazhdimit të dytë Harry Maguirre shënoi pas një tollovie në zonë për 2-1.

Me këtë fitore United kalon në gjysmëfinale të FA Kupë.

/Telegrafi//