Please enter at least 3 characters.

United fiton garën për Haaland, zyrtarizimi çështje ditësh

2019/12/GettyImages-1193133261.jpg
272:"SALZBURG, AUSTRIA - DECEMBER 10: Erling Braut Haaland of RB Salzburg inspects the pitch ahead of the UEFA Champions League group E match between RB Salzburg and Liverpool FC at Red Bull Arena on December 10, 2019 in Salzburg, Austria. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United ka fituar garën për sensacionin norvegjez Erling Haaland.

Sulmuesi i talentuar norvegjez pritej që t’i bashkohej Dortmundit, por në fund gjërat kanë ndryshuar.

United ka përdorur trajnerin Ole Gunnar Solskjaer për ta bindur bashkëkombësin e tij të transferohet në Old Traford.

Mediat angleze raportojnë se menaxheri i lojtarit Mino Raiola ka udhëtuar drejt Anglisë për të diskutuar për kontratën e lojtarit.

Erling Braut Haaland. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Në anën tjetër Djajtë e Kuq do të duhet të paguajnë klauzolën e lojtarit e cila është vetëm 20 milionë euro.

19-vjeçari ka shpërthyer këtë edicion ku në 22 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 26 gola e ka dhuruar shtatë asistime.

RB Leipzig, Dortmund, Juventus, Napoli, Bayern Munich, Bayer Leverkusen, Tottenham e PSG ishin skuadrat e interesuara për reprezentuesin norvegjez.

Por lidhja e tij me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer ka bërë që Haaland të zgjedh Unitedin dhe të bashkohet me trajnerin me të cilin punuan së bashku edhe në Molde. /Telegrafi/