Please enter at least 3 characters.

Ujkani e konfirmon: Jam afër Sampdorias (Video)

2016/01/ujkani-e-konfirmon-jam-af-euml-r-sampdorias-video_hd.jpg

Kapiteni i Kosovës, në një prononcim për ‘Tribuna Chanel’, foli rreth ish-klubit të tij Palermo të cilën kaloi tetë vite si dhe të ardhmen që e lidh me Sampdorian.

Gjithashtu ish-anëtari i Chievos dhe Novarës, tha se është i kënaqur me ndeshjet që ka luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës ku edhe shpreson që një ditë të marrë pjesë në kualifikimet për në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

26-vjeçari nuk e harroi edhe Kombëtaren shqiptare, të cilën e ndjek në çdo ndeshje dhe i gëzohet sukseseve të arritura të kuqezinjve. /Telegrafi/