Please enter at least 3 characters.

Udhëtarët e dehur largohen me forcë nga aeroplani (Video)

2017/08/Udhëtarët-e-dehur-largohen-me-forcë-te-pranishmit-pershendesin-veprimin-e-sigurimit-foto.jpg
5:"© NC

Aeroplani që po fluturonte nga Anglia për në Ibiza të Spanjës, ka bërë një ndalesë në Bordeaux të Francës, për të larguar nga bordi i aeroplanit disa nga udhëtarët që kishin sjellje agresive.

Derisa ishin shumë të dehur, ata sulmuan stjuardesat që refuzonin t’ju shërbenin pije, andaj është dashur intervenimi i sigurimit, transmeton Telegrafi.

Të gjithë udhëtarët e kanë përshëndetur largimin e tyre, sepse kishin sjellje agresive dhe mund të sulmonin në çdo moment.

Pasi janë nxjerrë jashtë, ata kanë sulmuar edhe stafin e aeroportit, ndërsa është dashur ndihma e forcave të rendit për t’i dërguar në mbajtje. /Telegrafi/