Please enter at least 3 characters.

U vranë sepse meshkujt vallëzonin pranë! (Video)

2016/01/f.0607193522176_m.gif

Në video-xhirimin, të cilin një pjesëmarrës i ahengut e ka bërë me telefonin celular, mund të shihen katër femra tek rrinë ulur dhe këndojnë me muzikën, derisa pranë tyre vallëzojnë dy meshkuj. Ende nuk dihet nëse femrat dhe meshkujt janë në të njëjtën dhomë.

Fjala është për Bin Yasir and Gul Nazar, të cilët në gjykatë kanë thënë se gratë pas kësaj janë vrarë. Ata janë dënuar po ashtu me vdekje, por ia dolën të ikin.

Duke i akuzuar për shkeljen e zakoneve lokale që grave ua ndalojnë vallëzimin me meshkuj, për çka ato kanë poshtëruar familjet e tyre, këshilli i fisit i njohur si jirga, në fshatin Kohistan, në provincën Khyber Pakhtunkhwa, i ka dënuar të katër femrat me dënimin me vdekje. Pos tyre, është dënuar edhe një grua, e cila është identifikuar si “bashkëpunëtore”, por që nuk është parë në video.

Për vdekjen e tyre u kuptua këtë javë, kur para Gjykatës Supreme të Pakistanit këtë mediave ua tha Mohammad Afzal, vëllai i njërit prej meshkujve të dënuar.

Ai ka thënë se gratë janë vrarë më 30 maj, porse autoritetet lokale e kanë demantuar këtë.

Kur gjykatësi ka kërkuar që gratë të paraqiten, që të vërtetohet e vërteta, zyrtarët e provincës janë përgjigjur se traditat lokale ua ndalojnë femrave të udhëtojnë nën përcjelljen e burrave dhe të merren në pyetje nga një gjykatësi mashkull. Ata gjithashtu shtuan se për shkak të motit të keq, pesë gratë nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë vetëm në Islamabadin që gjendet 100 kilometra larg, e ku gjendet gjyqi. Në këtë ka reaguar gjykatësi, duke thënë se ato do të sillen o me helikopter ose ai personalisht do të shkojë tek ato.

Pavarësisht kërkesave të zyrtarëve lokalë se gratë jetojnë, vëllezërit Yasir dhe Nazar i kanë thënë gjyqtarit Muhammad Chaurdhy se femrat janë ekzekutuar. Vëllai Afzal Khan thotë se afro 50 vetë janë dërguar për ta kryer vrasjen.

“Pesë vajzat, Bazgar, Amna, Shaheen, Begum dhe një tjetër janë vrarë më 30 maj, e unë i kam katër dëshmitarë për këtë”, ka thënë Khan.

Dyshohet se ato janë vrarë me armë ose prerë në fyt dhe se janë varrosur në fshatin e afërm Seertaiy, ku është e ndaluar që femrat t’u shfaqen të huajve. /Telegrafi/