Please enter at least 3 characters.

U turpërua në xhiron e parë, Conte i kërkon falje publike tifozëve të Napolit

2024/08/Conte.jpg
262:"Napoli’s head coach Antonio Conte during the thirty-second round of the Italian Cup Napoli and Modena at the Diego Armando Maradona Stadium in Naples, southern italy - Saturday, August 10 , 2024. Sport - Soccer . (Photo by Alessandro Garofalo/Lapresse)
28:"Alessandro Garofalo/LaPresse

Napoli pësoi një disfatë të rëndë në përballjen me Hellas Verona me rezultat 3:0 në debutimin e Antonio Contes si trajner i napolitanëve në xhiron e parë të Serisë A.

Sigurisht që askush nuk e priste një humbje të tillë të Napolit, për më tepër kur dihet se Conte është një trajner që i jep rëndësi të madhe mbrojtjes.

I dëshpëruar dhe i zhgënjyer nga mungesa e përforcimeve, disfata e rëndë dëshmoi se Conte, i cili humbi në xhiron e parë të Serisë A për herë të parë në karrierë, kishte të drejtë në deklaratat e tij të mëparshme për zhvillimet në skuadër.

Trajneri italian i ka kërkuar falje tifozëve, duke thënë se në pjesën e dytë u shkrinë sikur bora në diell.

"U kërkojmë falje tifozëve të Napolit. Kjo ishte e turpshme. Ne u shkrimë në pjesën e dytë si bora në diell", tha Conte pas ndeshjes.

Pa Osimhen, statusi i të cilit në klub nuk është zgjidhur dhe me Kvich Kvaratskhelia e lënduar në pjesën e parë, Napoli dukej larg një ekipi serioz dhe është e qartë se shumë gjëra në klub nuk janë në rregull.

Conte e pret një punë e vështirë në përpjekje për të rikthyer napolitanët në krye pas një sezoni zhgënjyes të kaluar në të cilin ata përfunduan në vendin e dhjetë.

Ndeshjen e radhës Napoli e zhvillon para tifozëve të vet ku është nikoqir i Bolognës. /Telegrafi/