Please enter at least 3 characters.

U takuan në një stacion autobusi, ajo pranoi të kishte “një lojë seksuale” në banesën e tij – aty edhe mbytet nga burri (Foto)

2018/04/x4-e1522934949665.jpg
39:"© © Universal News And Sport (Europe)

Një burrë që vrau një grua disa sekonda pasi filloi ta mbyste atë gjatë një “loje seksuale”, është dënuar me gjashtë vjet burg.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Mark Bruce, 32, i cili kishte takuar në një stacion autobusi Chloe Miazek, 20 vjeçe, pasi të dy kishin përfunduar mbrëmjet e tyre të veçanta jashtë në Aberdeen, Skoci - në orët e hershme të 3 nëntorit 2017.

Gjykata e Lartë në Aberdeen dëgjoi se si palët kishin një 'interes të përbashkët' për seks dhe shkuan tek banesa e Bruce.

Megjithatë, Chloe vdiq pasi Bruce shtrëngoi duart rreth qafës së saj, duke e mbytur atë.

Pas kësaj ndaj tij kishte filluar një proces gjyqësor, në fund të të cilit Bruce u dënua me gjashtë vjet burg.

Në disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë thuhet se Bruce shihet duke lënë banesën e tij dhe duke u endur nëpër rrugë për një orë, para se të shkonte në një stacion policor ku ai pranoi atë që ai kishte bërë. /Telegrafi/