Please enter at least 3 characters.

U raportua i zhdukur rreth 24 orë më parë - marinari gjendet i gjallë, rreth 140 kilometra larg bregut të Floridas

2020/11/sa3-e1606746443655.jpg
613:"A 62-year-old Florida man, whose family reported him missing on Friday after he failed to return from a boating trip, was found alive on Sunday, clinging to the hull of his capsized vessel far off the coast of Florida, officials said., , The marooned mariner, Stuart Bee, was spotted Sunday by the crew of the 225-foot-container ship Angeles, holding on the hull of his boat in the Atlantic ocean about 86 miles off the coast of Port Canaveral, according to U.S. Coast Guard officials., , https://twitter.com/USCGSoutheast/status/1333206549196660737, , https://twitter.com/USCGSoutheast/status/1333096086920196101
7:"Unknown

Një 62-vjeçar u zbulua i kapur ngushtë në trupin e anijes së tij të përmbysur në ujërat pranë bregdetit të Floridës të dielën - rreth 24 orë pasi u raportua i humbur në det, thanë zyrtarët.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë ekuipazhi në bordin e një trageti që vuri re Stuart Bee rreth orës 11 të mëngjesit, rreth 140 kilometra larg Kepit Canaveral, duke u mbajtur në anijen e tij rreth 10 metra të gjatë, tha Garda Bregdetare e SHBA-së.

Agjencia ishte duke kërkuar për gjurmët e marinarit që kur u raportua i zhdukur të shtunën në mëngjes.

Bee ishte larguar nga Kepi Marina të premten, por personi që e raportoi atë të zhdukur u shqetësua pasi ai nuk ishte kthyer të nesërmen dhe zakonisht nuk qëndronte në det gjatë natës.

Deri më tani nuk janë dhënë informata se çfarë kishte ndodhur dhe rreth gjendjes së tij shëndetësore. /Telegrafi/