Please enter at least 3 characters.

U ndëshkua sezonin e kaluar, Carvajal do t'i mungojë Realit në ndeshjen e parë të sezonit të ri në La Liga

2019/08/Carvajal-2.jpg
247:"GETAFE, SPAIN - APRIL 25: Daniel Carvajal of Real Madrid CF controls the ball during the La Liga match between Getafe CF and Real Madrid CF at Coliseum Alfonso Perez on April 25, 2019 in Getafe, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi do të jetë pa mbrojtësin spanjoll Dani Carvajal në ndeshjen e tyre të parë të sezonit 2019-20 në La Liga.

Mbrojtësi u ndëshkua në ndeshjen e fundit të sezonit 2018-19, duke e quar në pesë numrin e kartonëve dhe tani një ndeshje pezullim vihen në mënyrë automatike, pavarësisht se përfundoi sezoni.

Pjesëmarrja e tij kishte konfuzion, me La Ligan që njoftonte se pezullimet e mbledhura nga lojtarët nuk mund të transferoheshin nga një sezon në tjetrin.

Sidoqoftë, kjo direktivë nuk ishte nënshkruar nga organi drejtues i ligës në kohë për të hequr pezullimin e Carvajalit - me rregullin e ri që hyri në lojë në fillimin e sezonit 2020/21.

Carvajal u ndëshkua në ndeshjen ndaj Betisit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Menaxheri Zinedine Zidane shpresonte ta kishte spanjollin në vijën e mbrojtjes për ndeshjen e parë dhe tani duket se do ta fillojë Alvaro Odriozola në vendin e tij.

Ndeshja e parë e Mbretërve do të jetë ajo e 17 gushtit në Estadio de Balaidos ndaj Celta Vigos, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 17:00. /Telegrafi/