Please enter at least 3 characters.

U kërkua nga Roma dhe Milani, Gasperini qëndron te Atalanta me kontratë të re dhe rrogë të rritur

2019/05/GianPueoGasperiinr.jpg
286:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - MAY 26: Gian Piero Gasperini head coach of Atalanta BC gestures during the Serie A match between Atalanta BC and US Sassuolo at Mapei Stadium - Citta  del Tricolore on May 26, 2019 in Reggio nell'Emilia, Italy (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Atalanta ka konfirmuar se Gian Piero Gasperini do të qëndrojë për ta drejtuar skuadrën në sezonin e parë në histori të klubit në Ligën e Kampionëve.

Strategu italian u kërkua nga Roma (për ta zëvendësuar Claudio Ranierin) dhe nga Milani (në vend të Gennaro Gattusos), mirëpo vendosi të qëndronte te skuadra që e kualifikoi për herë të parë në garën më të madhe evropiane për klube.

Gian Piero Gasperini (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

"Me kënaqësi të madhe, mund të konfirmoj se raportet në mes të Atalantas dhe trajnerit tonë, Gian Piero Gasperini, do të vazhdojnë. ka thënë presidenti i Atalantas, Antonio Percassi, për faqen zyrtare të klubit.

ANSA bën të ditur se ish-trajneri i Interit e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2022 me opsionin për një vit shtesë dhe do të paguhet 2.2 milionë euro në sezon.

Atalanta e zuri vendin e tretë në Serie A këtë edicion, duke i lënë jashtë Ligë së Kampionëve, klubet si Milan dhe Roma. /Telegrafi/