U fotografua me lulet që gjeti në tavolinë në ditën e parë në punë, e kuptoi se kishte gabuar vetëm disa muaj më vonë (Foto)
13/02/2019
Jon Kaña filloi një punë të re në një kompani mediash me qendër në San Francisko në tetor.
Dhe, si për befasi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, që në ditën e tij të parë, 25-vjeçari gjeti një buqetë me lule në tavolinën e tij.
Kështu, pasi ishte ndier i respektuar, ai postoi disa fotografi në rrjetet sociale, në të cilat shihej bashkë me buqetën e luleve.
Por ky ishte një keqkuptim nga ai, të cilën e kuptoi vetëm disa muaj më vonë - një bashkëpunëtor i tha atij se lulet nuk ishin për të.
Lulet ishin të destinuara për një punonjëse e cila po shkonte në pushim të lindjes. /Telegrafi/


