Tymi i zi, dështon edhe votimi i tretë për zgjedhjen e Papës
13/03/2013
Ata janë takuar sot për të dytën ditë me radhë, pasi votimi i së martës po ashtu ka rezultuar i pasuksesshëm.
Të 115 kardinalët nga 48 vende të botës do të mbesin të izoluar derisa dy të tretat e tyre të pajtohen për një kandidat.
Dy votimet e radhës, nëse të dyja janë të nevojshme, mbahen sot pasdite, transmeton REL.
Ata do të votojnë nga katër herë në ditë derisa njëri nga kandidatët të sigurojë 77 vota.
Votimi i suksesshëm do të pasohet me tym të bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine.
Papa i ri do të pasojë Benedictin XVI, i cili ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar. /Telegrafi/


