Tyler dhe Mortensen çifti më fitimprurës
Aktorët të cilët luajtën çiftin e dashuruar Aragorn dhe Arwen, i ndihmuan regjisorit Peter Jackson të mbledhë 2.9 miliardë dollarë në box-office në mbarë botën, duke e bërë atë çiftin më fitimprurës të Hollywoodit sipas revistës Forbes, rreth çifteve që janë paraqitur së paku në dy filma së bashku në 20 vitet e fundit.
Filmi ku Tobey Maguire dhe Kirsten Dunst luajnë rolin e çiftit,”Spider-Man”, ka fituar 2.5 miliardë dollarë, derisa ‘romanca’ e vitit 1997 e Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet në filmin “Titanic” dhe më pas në vitin 2008 në filmin “Revolutionary Road” ka fituar në kombinim 1.9 miliardë dollarë.
Në radhë qëndrojnë Shia LaBeouf dhe Megan Fox që aktrojnë të dashurit në dy filmat “Transformers”, që kanë fituar 1.5 miliardë dollarë./Telegrafi/


