Turqia kërcënon Rusinë: Edhe durimi e ka një kufi!
11/12/2015
Mevlut Cavusoglu tha sot se Turqia dëshiron t’i lërë pas tensionet me Rusinë, por Moska po përdor çdo mundësi “për të goditur Turqinë”.
Rrëzimi i avionit ka çuar në pikën më të ulët që pas Luftës së Ftohtë, marrëdhëniet mes dy vendeve.
Rusia miratoi sanksione ekonomike ndaj Turqisë dhe e çoi në Këshillin e Sigurimit të OKB për debat, dërgimin e trupave turke në Irak.
Cavusoglu tha për televizionin NTV: “Nëse nuk u përgjigjemi gjithë atyre që ata kanë bërë deri më tani, kjo nuk ndodh sepse kemi frikë, apo për shkak të ndonjë psikologjie të fajit”. /Bota.al/


