Please enter at least 3 characters.

Tuna publikon një pjesë të klipit me reperin amerikan (Video)

2016/01/tuna.png

Këngëtarja Altuna Sejdiu ka gati projektin e saj më të ri.

Bashkëpunimin e saj me reperin Fatman Scoop, këngëtarja shqiptare tashmë e ka realizuar dhe shumë shpejt do të publikohet.

Deri në lancimin e plotë të projektit, Tuna ka publikuar një pjesë të videos, e cila nga pamjet e para duket të jetë shumë verore.

Mësohet se xhirimet e videoklipit janë bërë në qytetin e Srugës nga produksioni “Imagine Films”.

Ndryshe pjesë e këtij projekti, ishte edhe ish i dashuri i artistes, Cozman, i cili ka ndihmuar shumë për realizimin e tij. /Telegrafi/