Please enter at least 3 characters.

Tuna publikon imazhe të reja nga xhirimet e videoklipit të saj të ri (Foto)

2016/09/tunih.png

Këngëtarja Tuna shumë shpejt do të vijë me këngën e saj më të re, të cilës është duke ia realizuar edhe videoklipin.

Ndonëse ishte parashikuar që të realizohej më herët si projekt, shkaku i angazhimeve të saj gjatë verës ka bërë që klipi të mos jetë ende gati edhe për pak kohë.

Megjithatë xhirimet kanë përfunduar dhe tani pritet vetëm finalizimi i tij, gjë për të cilën po kujdesen produksioni Imagine Films.

Këngëtarja ka publikuar në rrjetet e saj sociale disa imazhe të reja, ku ka treguar se si do të duket ajo në disa prej skenave të këtij projekti. /Telegrafi/