Please enter at least 3 characters.

Trump thotë se po përdor ilaçin e malaries për t'u mbrojtur nga coronavirusi

2020/03/donald-trump-coronavirus-briefing-march-17-ss-jc-200318_hpMain_16x9t_608.jpg

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se po merr "hydroxychloroquine" për të shmangur coronavirusin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ai u tha gazetarëve se filloi të marrë medikamente të malaries kohëve të fundit.

“Po përdor për rreth një javë e gjysmë dhe jam akoma këtu”, tha ai.

Nuk ka prova shkencore që "hydroxychloroquine" mund të luftojë coronavirusin, por janë duke u bërë prova klinike për të parë nëse është efektive.

I pyetur të hënën se cilat ishin argumentet e tij për përfimet pozitive të këtij ilaçi, ai tha se ato ishin të pranishme./Telegrafi/