Trippier: Dua të qëndroj në Angli
379:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 27: Kieran Trippier of Tottenham Hotspur and Danny Rose of Tottenham Hotspur celebrates after Lucas Moura of Tottenham Hotspur (not pictured) scored their second goal during the Premier League match between Manchester United and Tottenham Hotspur at Old Trafford on August 27, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images
04/06/2019
Klube të shumta evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e Kieran Trippier, e në veçanti ato italiane.
Garën për mbrojtësin e Tottenham Hotspur e udhëheqin kampioni dhe nënkampioni i Italisë, Juventusi, respektivisht, Napoli.
Në ndërkohë, duke folur për interesimin e klubeve italiane, futbollisti i Tottenham Hotspur ka theksuar se dëshiron ta vazhdojë karrierën në Angli.
“Dua të qëndroj në Angli. Mirëpo, çfarë mund të bësh? Do të shohim se çfarë do të ndodhe dhe çfarë dëshiron klubi, kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka theksuar ai.
Kujtojmë që Trippier dhe Spursat u kualifikuan në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori, ku u mposhtën nga Liverpooli. /Telegrafi/


