Tri pikë për Liverpoolin
29/11/2014
Në takimin e zhvilluar në Anfield u shënua vetëm një gol edhe atë pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e sfidës.
Lambert goditi shtyllën pas harkimit të Henderson, Glen Johnson e ndoqi aksionin dhe e futi topin në rrjet (85’).
Kjo fitore e pozicionon Liverpoolin në vend të 11-të në tabelë me 17 pikë të grumbulluara pas 13 javësh.
Vendi i katërt (që mbahet nga Manchester Unitedi) është pesë pikë larg. /Telegrafi/


