Please enter at least 3 characters.

Tri klube të mëdha kanë bërë oferta për Moise Kean

2019/07/Moise-Kean-20-e1563443074465.jpg
216:"TURIN, ITALY - MAY 03: Moise Kean of Juventus shows his dejection after missing a goal during the Serie A match between Juventus and Torino FC on May 03, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi thuhet se ka pranuar oferta nga tri skuadra: Interi, Evertoni dhe Borussia Dortmund për sulmuesin e tyre, Moise Kean.

Sipas Nicolo Schira të Gazzetta dello Sport, nuk ka mungesë të propozimeve për sulmuesin e talentuar italian..

Babai i Kean më parë pretendoi se Interi ishte 'shtëpia' e tij , ndërsa tashmë është thënë se  ai mund të jetë çelësi për kalimin e Mauro Icardit te Juve.

Sa për Evertonin,  ata tashmë kanë pasur një ofertë prej 30 milionë eurosh të refuzuara për 19-vjeçarin, por mund të kthehen me një ofertë të përmirësuar.

Dortmund gjithashtu duket sikur e ka konfirmuar interesin e tyre, edhe pse Calciomercato.com paralajmëron se Juventusi nuk është i përgatitur të shesë për më pak se 40 milionë euro.

Ndërkohë, La Gazzetta shkruan se Bianconerët po punojnë për zgjatjen e kontratës së italiani deri në vitin 2024, duke i ofruar atij një pagë neto prej dy milionë plus bonuse.

Kean shpërtheu sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola në 17 paraqitje, por mbetet ende si zgjedhje e dytë e sulmit tek skuadra nga Torino. /Telegrafi/