Please enter at least 3 characters.

Trevoh Chalobah vendos të largohet nga Chelsea në janar, e ardhmja e tij në Itali

2022/09/GetPaidStock.com-632502a7f0dca.jpg
269:"ZAGREB, CROATIA - SEPTEMBER 06: Trevoh Chalobah of Chelsea warms up prior to the UEFA Champions League group E match between Dinamo Zagreb and Chelsea FC at Stadion Maksimir on September 6, 2022 in Zagreb, Croatia. (Photo by Slavko Midzor/Pixsell/MB Media/Getty Images)
12:"Getty Images

Trevoh Chalobah do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i ri anglez mbeti në londër përkundër ofertave të shumta që kishte gjatë verës, por trajneri Thomas Tuchel vendosi ta mbajë në skuadër.

Gjithsesi anglezi i ri nuk ka luajtur shumë pasi në këtë fillim sezoni ka vetëm një ndeshje prej 90 minutave të zhvilluara dhe të tjerat ka qëndruar në bankën rezervë.

23-vjeçari nuk dëshiron të mbetet në bankë dhe i ka bërë të qartë drejtuesve të Chelseat se dëshiron largimin në janar.

Mediat e ndryshme në Angli dhe Itali kanë raportuar se Roma është skuadra favorite për t'i marrë shërbimet e Chalobah.

Dy skuadrat kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes vete, derisa një ndihmë të madhe për transferimin e lojtarit në Olimpico po e jep edhe Tammy Abraham që e ka mik të ngushtë mbrojtësin.

Interesim për qendërmbrojtësin anglez kanë shprehure dhe Inter, Milan, RB Leipzig dhe Newcastle United. /Telegrafi/