Please enter at least 3 characters.

Trepça ’89 dhe Ballkani luajnë për fitore, formacionet zyrtare

2020/12/trepca-89-ballkani-1.jpg

Trepça ’89 dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Kosovës.

‘Minatorët’ janë nikoqir të ‘Gjebrailave’ në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë me fillim nga ora 13:30.

Ekipi i Bledi Shkëmbit vjen në këtë ndeshje pas barazimit në shtëpi ndaj Dritës dhe synon t’i kthehet fitores për ta rrëmbyer pozitën e parë.

Në anën tjetër, ekipi i Shpëtim Idrizit vjen nga një formë jo e mirë dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitoreve dhe pikëve të plota për të mos rrezikuar mesin e tabelës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Trepça ’89: Tofiloski; Pllana, Berisha, Carbonieri, Ard.Muja; Nene, Jashari; Namani, Darwish, Shala; Chivaviro;BallkaniLjuljanovic; Thaqi, Berisha, Jashanica, Potoku; Kuc, Korenica; Krasniqi, Baftiu, Hoxha; Daku;/Telegrafi/