Please enter at least 3 characters.

Treni godet traktorin, 13 të lënduar, përfshirë edhe vozitësin e traktorit (Foto)

2016/04/t1-2.jpg

Një vozitës është dërguar në spital dhe një numër i udhëtarëve janë lënduar kur një tren goditi një traktor.

Treni i pasagjerëve thuhet se mbante 135 persona kur ai goditi një traktor, në kryqëzimin autoudhë-hekurudhë, në Roudham, Norfolk.

Siç shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, ambulanca dhe shërbimet e zjarrfikësve u gjenden në vendin e ngjarjes rreth orës 12.30 pasdite.

Policia e Transportit e Britanisë ka thënë se operatori i trenit dhe një numër i pasagjerëve janë trajtuar në vendin e ngjarjes nga paramedikët.

Një person, që besohet të jetë shoferi i traktorit, u dërgua në, sipas East Anglian Air Ambulance. /Telegrafi/