Trembëdhjetëvjetori i luftës së UÇK-së në Maqedoni (Video)
Me rastin e 13 vjetorit të fillimit të luftës së UÇK-së organizohen aktivitete përkujtimore nën patronatin e komunës së Çairit, ndërsa në shenjë nderimi shënohet edhe rënia e dëshmorit Muzafer Xhaferi në Tanushë, në ditën e parë të shpërthimit të konfliktit midis UÇK-së me forcat maqedonase të sigurisë.
Ish-luftëtarë të UÇK-së, zyrtarë të institucioneve dhe banorë të fshatit Tanushë sot bën homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, në shenjë përkujtimi dhe nderimi për 13 vjetorin e rënies së dëshmorit të parë, Muzafer Xhaferit, dhe dëshmorëve tjerë: Nijazi Sinani, Gazmend Arifi, Sahit Sejdiu, Naim Limani, Fejzullah Shaqiri, Shpend Mazreku. /
Lideri i BDI-së dhe ish-komandanti i UÇK-së, Ali Ahmeti me këtë përvjetor tha se patjetër duhet të kujtohen heronjtë e kombit pasi gjaku i tyre është themeli mbi të cilin ne sot ndërtojmë ardhmërinë. INA/Alsat-M/Telegrafi/


