Please enter at least 3 characters.

Tre studentët që zbuluan skandalin që i kushtoi Volkswagen-it 25 miliardë euro

2017/10/1-526.jpg
564:"(left to right) Marc Cyrill Besch, Arvind Thiruvengadam and Hemanth Kappanna posed for a portrait at the Center for Alternative Fuels Engines and Emissions at West Virginia University in Morgantown, West Virginia on August 18, 2017. The three (at the time) PhD. candidates discovered that Volkswagen had been tricking emissions tests for their diesel vehicles. The scandal became official on September 18, 2015, when when the United States Environmental Protection Agency (EPA) issued a notice of violation of the Clean Air Act.CREDIT: Andrew Spear for Der Spiegel
105:"©2017 Andrew Spear No reproduction without permission of photographer. studio@andyspear.com +14408976758

Tre studentë të universitetit të West Virginia kanë zbuluar skandalin e emetimeve të naftës që i kushtoi Volkswagenit 25 miliardë euro.

Arvind Thiruvengadam dhe Hemanth Kappanna janë nga India, ndërsa Marc Besch është nga Zvicra.

Bashkangjitur me Universitetin e West Virginia është një institut për hulumtimin e emetimeve, ndoshta jo fusha e studimit ku një 30 vjeçar mund të aspirojë për një karrierë në inxhinierinë automatike.

Instituti quhet Qendra për Veturat Alternative dhe Emetimet (CAFEE), e vendosur në një strukturë të papërshkueshme prej hekuri në kodrat e Virxhinias Perëndimore. Me fjalë të tjera, në mes të një vendi të humbur, pasi qyteti më i afërt është Morgantoën.

Këtu Arvind, Hemanth dhe Marc filluan të matnin emetimet, duke nisur me kamionët dhe pastaj me makinat e pasagjerëve, derisa zbuluan rastësisht një skandal që gjunjëzoi prodhuesin më të madh të veturave në botë.

Testet e emetimeve të kryera nga Arvind, Hemanth dhe Marc tashmë i kushtojnë kompanisë Volkswagen rreth 25 miliardë euro, dhe ky nuk është aspak fundi i saj.

Për shkak të studimi të hartuar nga këta tre studentë, ish drejtuesit e VW kërkohen nga FBI, një person është arrestuar në SHBA dhe disa të tjerë janë në paraburgim në Gjermani. Një politikan e quajti “skandalin më të madh industrial që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Që atëherë, karriera e tre studentëve nuk ka përparuar në ndonjë mënyrë domethënëse.

Marc, tani 34 vjeç, punon si ndihmës hulumtues. Rrobat e tij sportive e bëjnë atë të duket sikur po përgatitet për një akullnajë në Alpet zvicerane.

Arvind është gjithashtu 34 vjeç dhe ka fituar titullin “profesor asistent kërkimor”. Me kostumin e tij të errët dhe këmishën e zezë, ai duket më pak si një specialist i emetimeve dhe më shumë si një ekspert i Azisë Jugore.

Vetëm Hemanth, një 39-vjeçar me mjekër, ka ndërruar profil dhe tani punon në industri. Ai ka një punë në General Motors në Detroit, transmeton shekulli.

Falë rolit që ata luajtën në skandalin e naftës, shefi i tyre, drejtori i CAFEE, Dan Carder, u përfshi në listën e revistës Time të 100 njerëzve më me ndikim në vitin 2016.