Please enter at least 3 characters.

Trajneri i Portugalisë: Do ta mposhtim Danimarkën

2016/01/trajneri-i-portugalis-euml-do-ta-mposhtim-danimark-euml-n_hd.jpg

60-vjeçari siguroi se futbollistët e tij do të japin maksimumin për të lumturuar të gjithë tifozët portugezë, sidomos ata që do të jenë në stadiumin e Bragës.

“Objektivi i Portugalisë ka qenë mbyllja e eliminatoreve në vendin e parë. Më jep një ndjesi të veçantë fakti që kam rastin ta kualifikoj kombëtaren time në një kompeticion madhor”.

“Synimi ynë është ta fitojmë ndeshjen, duke luajtur ashtu si dimë, me një futboll të bukur dhe ofensiv. Duhet ta tregojmë në fushën e blertë se e meritojmë të fitojmë”, është shprehur Santos, transmeton supersport.al.

Trajneri është përgjigjur me ironi kur është pyetur për pozicionin që Cristiano Ronaldo duhet të ketë në fushë.

“Pozicioni më i mirë për Ronaldon është ai që i jep mundësi të shënojë. Ne do të luajmë me sulmues, që nuk do të kenë një pozicion fiks. Pra njëri do të jetë si pykë, ndërsa dy sulmuesit e tjerë do të jenë anësorë klasikë”, ka theksuar ai.