Please enter at least 3 characters.

Trajner i Islandës, Hallgrimsson: Sukses i madh për ne, Argjentina do të shkojë larg

2018/06/Heimir-Hallgrimsson-1.jpg
137:" during the 2018 FIFA World Cup Russia group D match between Argentina and Iceland at Spartak Stadium on June 16, 2018 in Moscow, Russia.
10:"Dan Mullan

Trajneri i kombëtares së Islandës, Heimir Hallgrimsson ka folur pas barazimit ndaj Argjentinës në ndeshjen e parë të grupeve në Kupën e Botës "Rusia 2018".

Islanda ka arritur t'i befasojë të gjithë duke e ndalur me barazim Argjentinën, e cila shihet si njëra nga kombëtaret favorite për ta fituar Kupën e Botës.

Ky barazim 1-1 është cilësuar si sukses i madh nga trajneri i Islandës Hallgrimson, pasi e sheh Argjentinën si një kombëtare e cila do të shkoj larg.

"Ky është një sukses i madh për Islandën dhe besoj se Argjentina do të shkojë shumë larg në këtë Kupë Botërore, kështu që është një rezultat fantastik për ne", ka thënë fillimisht Hallgrimsson.

Festa e Islandës pas golit të Finnbogason (Getty Images)

"Ne nuk mund t'u jepnim atyre shumë hapësirë, duke e ditur talentin që ata kanë".

"Ata patën mundësi të mira, por ne arritëm t'i ndalim".

"Ne donim të përdorim hapësirën pas tyre më shumë se ata - por është e vështirë kur nuk ke topin!", përfundoi trajneri i Islandës.

Ndryshe, Argjentina dhe Islanda tani kanë nga një pikë në Grupin D, ndërsa Kroacia dhe Nigeria do të luajmë nga ora 21:00. /Telegrafi/