Please enter at least 3 characters.

Tottenhami nxjerr në shitje Crouch-in

2016/01/f.0726130454295_m.jpg

The Sun shkruan se Newcastle United është në mesin e ekipeve të interesuara për Crouch dhe Harry Redknapp ka thënë se është i gatshëm ta shesë sulmuesin nëse rikuperon shumën të cilën ia pagoi Portsmouth për sulmuesin dy vite më parë.

Megjithatë shuma mund të jetë tepër e lartë për Newcastle, që nuk janë në gjendje të paguajnë aq për një 30-vjeçar. Dhe me Crouch që kërkon marrëveshje katërvjeçare, Alan Pardew mund të ndryshojë mendje.

Sunderlandi po ashtu thuhet se është në kërkim të sulmuesit dhe u mundua më herët të përfshijë në ofertë edhe Asamoah Gyan. Por Steve Bruce tashmë ka siguruar shërbimet e të riut Connor Wickham dhe mund po ashtu të ketë humbur interesim për shtatlartin Crouch.

Stoke City mund të jetë një stacion tjetër për anglezin, i cili është lidhur edhe me një rikthim te klubi i fëmijërisë QPR. /Telegrafi/